
Dalja nga rruga e një furgoni në zonën e Buranit në Nikël të Fushë-Krujës shkakton dy viktima. Një 76-vjeçar dhe një 50-vjeçare kanë humbur jetën në vend.
Sipas policisë paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentit ëshë bërë humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit, i cili pasi ka humbur ndjenjat nën drejtimin e makinës ka bërë ecje të çrregullt duke dalë për pasojë nga rruga.
Viktimat sipas të dhënave parapake janë I.Malja drejtues i mjetit dhe L.Mjekra, të cilët po ashtu janë banorë të njësisë Buran në zonën e Niklës në Fushë-Krujë.