Categories Lajme

Fushë- Krujë/ ‘Në frigorifer vetëm ujë, në tryezë bukë thatë’… Babai me epilepsi rrit 3 fëmijë në varfëri ekstreme: S’kam me ça t’i ushqej

Varfëria është ulur këmbëkryq në këtë familje nga Fushë-Krujë. Në frigorifer ka vetëm ujë dhe në tryezë bukë thatë…. “Dy bukë që më ka fal furra e bukës i hamë thatë…”, rrëfen kryefamiljari. Alfred Karaj ka tre fëmijë të mitur, dy vajza dhe një djalë. Bashkëshortja thotë ai më ka braktisur. Gjithë të ardhurat e kësaj familje që banon tek ish SMT-ja në Fushë-Krujë janë 4 500 leke në muaj, por nga ana tjetër duhet të paguajnë qiranë e dhomës, ku kanë futur kokën. “Gjendjen shiheni vete, 50 mijë lek paguaj qiranë 45 mijë marr ndihmë ekonomike”, tregon ai.

Alfredi na tregon se vuan nga epilepsia, ka kërkuar të dalë në kemp, por zyrtarët i kanë kërkuar ryshfet. “Unë jam i sëmurë me epilepsi dhe me kanë kërkuar 200 mijë lek të më nxjerrin në kemp”, tha Alfredi. Gjatë muajve të karantinës familjes Karaj i është ofruar një thes miell, 2 pako oriz, makarona dhe salcë. Kryefamiljari ka trokitur për ndihmë në derën e administratorit të Fushë-Krujës, Xhemal Xhixha, por përgjigja e tij vetëm sa e ka shtuar vuajtjen. “Më ka prurë një here një thes miell dhe ca ushqime para 35 ditësh dhe nuk kanë pyetur më… S’kemi për vete më kanë thënë’, tregon Alfredi. Alfred Karaj e ka të pamundur t’i rrisë fëmijët, apeli për ndihmë i drejtohet në radhë të parë institucioneve, Bashkisë së Krujës dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale, e më tej gjithë humanistëve që janë duke parë këtë histori migjeniane. “I bëj thirrje shtetit dhe kushdo që ka mundësi me na ndihmu për këta fëmijë”, e mbyll ai deklaratën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kreu manovra me makinën e vjedhur, arrestohet ‘skifteri’

Policia në Shkodër ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi kreu manovra të rrezikshme me një makinë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar me 4 vite e 5 muaj burg për vjedhje dhe drogë, arrestohet polaku në Han të Hotit

Policia në pikën kufitare në Hanin e Hotit ka arrestuar një 61-vjeçar, të shpallur në…

LEXO ME SHUME