Lajme

Fushë-Krujë, përplasen dy makina, plagoset rëndë një nga drejtuesit e mjeteve

Një aksident ka ndodhur në hyrje të qytetit të Fushë-Krujës konkretisht tek mbikalimi i rrugës nacionale Milot-Tiranë.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Burime nga policia bëjnë me dije se shkak i aksidentit mund të jetë bërë parakalimi i gabuar i njërës prej makinave.

Për pasojë është dëmtuar rënde njëri nga drejtuesit e mjeteve. Policia ndodhet në vendngjarje ku ka ndaluar drejtuesim e mjetit dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: