Një 35-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Fushë Krujë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Halil, mbrëmjen e kësaj të shtune.
Sipas informacioneve të para, 35-vjeçari është qëlluar me breshëri plumbash nga një i afërm, i cili është shpallur në kërkim nga policia. Për kapjen e autorit janë ngritur disa postblloqe. Ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të vrasjes.