Lajme

Fushë Krujë,policia kap një 22-vjeçar

Policia e Krujës arrestoi një 22-vjeçar që terrorizoi fshatin duke qëlluar me automatik. Sipas të dhënave zyrtare, kanë qenë banorët ata që kanë bashkëpunuar me policinë për kapjen e të riut.

Në pranga u vu Edison Ajazi, lindur dhe banues në Fushë Krujë.

Arrestimi i tij u bë pasi u mor informacion se, në lagjen “Magaze” ka të shtëna me armë zjarri në afërsi të banesës së tij.

Në dhomën e gjumit të 22-vjeçarit Ajazi policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri automatik model 56 dhe një krehër me 15 fishekë luftarakë.

Në përfundim të veprimeve të para, materialet në ngarkim të shtetasit Edison Ajazi iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi pa leje i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Automatiku

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close