Lajme

Futbolli në zi, trajneri i Luftëtarit ndërroi jetë teksa po pinte kafe

Lajm i trishtë për futbollin shqiptar, ish-trajneri, lojtari dhe njëkohësisht administratori i AF Luftëtari, Mustafa Hysi, ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.

Një lajm i hidhur ky për futbollin gjirokastrit dhe jo vetëm, ku Hysi ishte simbol i klubit Luftëtari në vitet ’80. Gjithashtu Mustafa Hysi ka trajnuar për shumë sezone skuadrën gjirokastrite, si në Kategorinë Superiore, edhe në Kategorinë e Parë, nga ku e ka shpallur dhe kampion.

Futbolli shqiptar sot është në zi, pasi humbi një figurë të njohur si Mustafa Hysi. Një lojtar që la gjurmë në futbollin shqiptar dhe një drejtues me vizion.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: