Categories Lajme, Sport

Futbollisti shqiptar hero në Finlandë: Shpëtuam një fëmijë që po mbytej në liqen (Foto)

Futbollisti shqiptar, Mehmet Hetemaj, është bërë hero në Finlandë duke i shpëtuar jetën një fëmije. Pak ditë më parë, mediat e huaja tregonin se si Hetemaj ka shpëtuar një fëmijë që po mbytej në një liqen artificial. Ditën e sotme, futbollisti i cili luan për skuadrën e Seinajoki, ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku ka rrëfyer sesi ka ndodhur ngjarja.

Hetemaj e nis rrëfimin duke thënë se ishte në vendin e ngjarjes së bashku me nënën e tij, e ka qenë pikërisht ajo që ka shkuar për t’i dhënë ndihmën fëmijës që po mbytej. “Ishte një djalë me nënën e tij, ai ka qëndruar mbi 20 minuta mbi një dyshek në ujë. Në një moment ai u rrëzua, e djali ka bërtitur për ndihmë. Nëna e tij nuk e mori seriozisht ngjarjen, pasi mendonte se i biri dinte not dhe i thoshte që të hipte sërish në dyshek”, tregon ai.

“Nëna ime hyri menjëherë në ujë për të shpëtuar djalin, fillimisht u duk se po e ndihmonte, por edhe nëna nisi të fundosej. Pastaj hyra shpejt në ujë dhe i mora djalin nënës. Ajo ishte mirë dhe arrinte që të notonte. Madje teksa po nxirrja djalin edhe vetë e kisha të vështirë, e dukej sikur edhe unë po fundosesha.

Duket sikur nuk është thellë, por liqeni është shumë i thellë. 8 metër i thellë besoj se është, pasi nuk kam informacion të saktë. Ishte shumë vështirë me notuar, edhe pse djali ishte pak më i vogël se 10 vjeç. Djalin e nxora dhe ja dërgova nënës së tij dhe më pas u ktheva në ujë për të marrë dyshekun. Të gjithë të pranishmit na falënderuan, fillimisht nënën, pasi ajo hyri e para në ujë”, rrëfeu futbollisti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME