Lajme

Futi foshnjën e vdekur në valixhe/ Nëna transferohet në spitalin psikiatrik të Elbasanit, ja si paraqitet gjendja e saj…

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Korçë, ku një grua futi fëmijën e saj në valixhe, duke e lënë aty për ditë më radhë.

Burime për Faxnës bëjnë me dije se 40 vjeçarja V.Hasimllari është dërguar nga ana e drejtorisë së shëndetit mendor të Korçës drejt spitalit psikiatrik të Elbasanit pasi gjendja e saj paraqitet tejet e rënduar aq sa edhe grupi i hetimit e ka krejt të pamundur për ta marrë në pyetje për të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Ngjarja e rëndë u bë publike ditën e djeshme, ndërsa mësohet se gruaja ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.

Sipas mjekes të marrë dje në pyetje, u shpreh se nëna kishte humbur lidhjen me realitetin dhe se vuante nga crregullimet psikotike.

Familjaret e gruas kanë mohuar në polici të kenë pasur dijeni për veprimet e 40 vjeçares ne lidhje me futjen  e foshnjes ne valixhe dhe fshehjen e saj ne dollap.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close