Lajme

Gara për kreun e PD, regjistrohet kandidati i parë përballë Berishës

Është regjistruar kandidati i parë që do të garojë me Sali Berishën në zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike. Ibsen Elezi e ka dorëzuar në selinë blu formularin e kandidimit.

Kujtojmë se ish-drejtuesi i demokratëve në Kukës kandidoi edhe në zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike që u mbajtën në qershor të 2021.

Mirëpo, kandidatura e tij u s’kualifikua nga gara me vendim Kryesie. Aso kohe u raportua se Elezi u s’kualifikua nga gara për shkak “se me komentet e tij ai ka tentuar që të denigrojë dhe të dëmtojë Partinë Demokratike.”

Ndër të tjera, në vendim theksohej se ai nuk ka bërë fushatë për PD në zgjedhjet e 25 prillit, dhe nuk ka qenë i angazhuar për fitoren e opozitës duke bërë që të eliminohet nga gara për kreun e partisë.

Në zgjedhjet e 13 qershorit kandidatët ishin, Lulzim Basha (që rezultoi fitues), Edit Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close