Lajme

Gates: Vdekjet nga Covid mund të bien nën nivelet e gripit në mesin e 2022

“Nivelet e infeksionit dhe vdekjet nga Covid-19 mund të bien nën nivelet e gripit sezonal deri në mesin e vitit të ardhshëm”, tha Bill Gates, por shtoi se kjo do të ndodhë me kushtin, siç tha ai “që ndërkohë nuk do të shfaqen mutacione të reja të rrezikshme”.

Midis imunitetit natyror, imunitetit ndaj vaksinave dhe terapive të reja përmes pilulave, “shkalla e vdekshmërisë dhe shkalla e infeksionit duhet të reduktohet shumë” tha të enjten themeluesi miliarder i Microsoft në Forumin e Ekonomisë në Singapor.

Sipas miliarderit, në shumë vende nuk është e qartë se cili do të jetë niveli i kërkesës për vaksina, veçanërisht në vende si Afrika.  Së fundi, Gates tha se njerëzit duhet të punojnë për të eliminuar gripin në mënyrë që të zvogëlojnë kërcënimin e pandemive të ardhshme

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: