
Dy shqiptarë ka rënë në prangat e autoriteteve të Malit të Zi, pasi u këpën me gati 100 kg kanabis. Shqiptarët, të identifikuar me inicialet K.P., 29-vjeç dhe A.H., 30 vjeç, kaluan pikën kufitare të Ulqinit nga zona e këmbësorëve, duke ngritur dyshime tek rojet në kufi.
Pas ndjekjes, mjeti tip “Passat” me targa shqiptare është gjetur i braktisur në qytetin e Kruçës. Qeni i policisë kufitare ka kontrolluar zonën dhe ka gjetur drogën e hedhur, e cila u konstatua se ishte kanabis. Ndërkohë që nuk vonoi shumë dhe në pranga u vendosën edhe 2 shqiptarët.
Nga kontrolli i zonës me ndihmën e qenit anti-drogë janë gjetur të paktën 163 pako të presuara, me një peshë totale rreth 96.8 kilogramë. Hetimet vazhdojnë për të mësuar se për ku ishin të destinuara pakot me kanabis.