Categories Lajme

Gati formularët për punësim sezonal në Itali, click day dhe për shqiptarët që duan të punojnë

Prej datës 12 janar 2022 në portalin e Ministrisë së Brendshme italiane është i disponueshëm moduli për të paraplotësuar formularin për pranimin në Itali të punëtorëve sezonalë nga vende ekstrakomunitare mes të cilëve dhe Shqipëria.

Pranimi i kërkesave do të bëhet vetëm në mënyrë telematike e procedura do të nisë në orën 9.00 të mëngjesit të datës 27 janar 2022.

Prej datës 12 janar e për 15 ditë rresht të interesuarit kanë mundësi të njihen me kriteret e pranimit e të paraplotësojnë formularët përkatës, dorëzimi i të cilëve do të nis mëngjesin e 27 janarit e do të vazhdojë deri më datën 17 mars 2022.

Kërkesat do të shqyrtohen për pranim në bazë të renditjes kronologjike të dorëzimit të tyre.

Në dhjetor të vitit 2021, qeveria italiane ka aprovuar dekretin për pranimin e rreth 70 mijë emigrantëve të rinj nga vende jo anëtare të Bashkimit Europian, mes të cilëve dhe Shqipëria.

“I përgjigjemi kërkesës së Industrisë Italiane e veçanërisht sektorit të ndërtimit”, ka deklaruar kryeministri italian Mario Draghi në prezantimin e këtij dekreti.

Qytetarët shqiptarë që duan të punojnë në Itali kanë mundësi të jenë pjesë e tij e për kryeministrin italian “i jepet kështu mundësi gati 70 mijë punonjësve të huaj të punojnë legalisht në Itali”.

Emigrantët e rinj që pranohen të punësohen duhet të jenë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Tunizia, Ukranina, Bangaldeshi, Bosnja, Bregu i Fildishtë, Egjipti, Maroku, India, Gambia, Mal i Zi, Moldavia, Etiopi, Mali, Sri Lanka, Senegal, Algeri, Nigeria etj.

Kuotat e parashikuara për punësim janë 69 700 emigrantë. Click Day për dorëzimin e kërkesave do të nisë në orën 9.00 të datës 27 janar për puëntorët autonomë e për ata që kërkojnë konvertimin e lejeve të qëndrimit.

Në orën 9.00 të datës 1 shkurt 2022 do të nisë pranimi i kërkesave për punonjësit sezonalë.

Kërkohen rreth 42 mijë punonjës sezonalë  e 27 mijë për punësim autonom.

Dekreti i fluksit parashikon dhe konvertimin e rreth 2000 leje qëndrimi për studim, stazh e formim profesional në leje qëndrimi punësimi, e të 4400 lejeve qëndrimi për punësim sezonal në leje qëndrimi punësim i rregullt me afat të gjatë kohor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME