Categories Lajme

Gati gjysma e pallateve në Laç shpallen paraprakisht ta pabanueshëm

Në pallatin 45, i cili ndodhet në afërsi të Bashkisë së Kurbinit ka mbetur vetëm Pashku. Ai ka një lokal bar kafe në katin e parë të këtij objekti dhe vijon ta mbajë hapur. “Pallati është nxjerr i pabanueshëm. Të gjitha familjet janë larguar. Unë e kam mbajtur hapur lokalin, duke qenë se jam na katin e parë dhe nuk shoh ndonjë rrezik” thotë ai. Veç pallatit 45 në bashkinë e Kurbinit janë verifikuar dhe konsideruar të pabanueshme deri në 2 dhjetor 43 pallate, 11 institucione publike përfshi vetë godinën e bashkisë dhe 135 banesa. Qyteti ndërkohë është boshatisur, pas tërmetit të 26 nëntorit. Qendra Operacionale e Emergjencave në Lezhë raportoi rreth 1230 persona nga Kurbini të zhvendosur dhe strehuar në hotele, çadra apo te të afërmit. Statistika përfshin vetëm të strehuarit prej emergjencave, por qindra banorë janë zhvendosur nga paniku te të afërm në qytete të tjera. Ndërkohë numri i pallateve të shpallura të pabanueshme paraprakisht është rritur dhe pritet të ndryshojë me vlerësimet e reja edhe pse përfaqësues të bashkisë Kurbin thanë se vlerësimi i saktë do të bëhej prej ekspertëve të huaj dhe atyre që vinin nga Tirana.

“Specialistët tanë kanë bërë një verifikim paraprak në të gjitha objektet që kanë pësuar dëmtime, por nuk kanë qenë në gjendje të paraqesin rrezikshmerinë dhe kanë përjashtuar vetëm ato pallate që kemi bllokuar deri tani”, tha Rudolf Toma, përfaqësues i Bashkisë Kurbin. Toma tha se situata dukej, në vështrim të parë shumë e rëndë, pasi “nga verifikimet paraprake rezulton se janë bërë të pabanueshem më shumë se gjysma e pallateve të qytetit”. Ai shpjegoi se ato ishin ndërtuar para viteve 90’ dhe kanë pësuar dëmtime të shumta nga lëkundjet e forta. Dëme të shumta nga termeti ka dhe në banesa private. Duke qenë se është një zonë e varfër ku papunësi është në shifrat mbi 70%, rimekembja e Kurbinit duke e vështirë. “Shpresa e vetme është që ta na ndihmoje shteti, se unë nuk kam mundësi financiare ta rindërtoj sërish shtëpinë” thotë një banor. “Qyteteti është i boshatisuar. Shumë pallate janë bërë të pabanueshem nga tërmeti i 26 nëntorit. Ka dëmtime serioze në të gjithë anët. Unë kam loalin dhe prej dy ditësh nuk kam patur fare punë. Lëvizjet janë të pakta, pasi banorët janë larguar. Dikush nga frika e dikush nga dëmtimi që ka pësuar në banesë”, tregoi Pashuku.

Disa nga familjet që jetonin në pallatet e shpallura të pabanueshme kanë rrezikuar për të marrë prej tyre orenditë shtëpiake. Alfred Selala thotë se nuk qëndron në banese që prej momentit të tërmetit, por është rikthyer vetëm për të marrë orenditë nga shtëpia. “Termeti na ka tmerruar. Unë e kam banesën në katin e 4 dhe e ka dëmtuar shumë. Po ashtu edhe pallati është bërë i pabanueshëm. Prej ditës martë kam shkuar në Burrel tek të afërmit e mi. Po qëndroj atje me gjithë familjen. Sot i riktheva për të marrë orenditë shtëpiake, pasi po shikoj mundësinë të gjej ndonjë banese me qira. Nuk e di çfarë do bëhet me neve, po kalojmë një gjendje tepër të vështirë” thotë ai. Të trasferuarit në Shëngjin të cilët kthehen herë pas here në qytet thonë se janë ende të traumatizuar dhe nuk e dinë se cili do jetë fati i tyre. “Tërmeti ka qenë shumë i fuqishem dhe kemi kaluar momente tmerri mëngjesin e 26 nëntorit. Mendjen e kemi te e ardhmja e jonë. Shtëpia na është shkatërruar dhe nuk e di çfarë do bëhet me neve. Na duhet sa më parë një banese ku të fusim kokën”, thotë Marie Pjetri banore e e Laçit e strehuar në Shëngjin. Ndërkohë dëmtime ka pasur edhe në bashki të tjera të qarkut të Lezshës. Në total 327 ndërtesa përfshi pallate dhe banesa private dhe 12 godina institucionesh përfshi atë të burgut të Lezhës janë cilësuar paraprakisht të pabanueshme./ Reporter.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME