Lajme

Gati koncesioni për bllokun e naftës në Jon

Kompani të njohura në fushën ndërkomëbtare të naftës kanë shprehur interes për të zhvilluar zonat e lira hidrokarbure në territorin detar të Shqipërisë. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri tha se shumë shpejt Shqipëria do të hapë ankandin për të përzgjedhur një kompani të re që do të zhvillojë edhe bllokun Jon 5 në kufi me Korfuzin, pasi kontrata me shoqërinë Capricon Albania ka përfunduar.

Kreu i Infrastrukturës tha se Shqipëria është duke zhvilluar industrinë detare, e në këtë kontekst ai tha se edhe projekti i Portit të Karpenit nuk është në sirtar e se negociatat me kompaninë janë në fazë intensive dhe po avancojnë me sukses.

Kompania Star Bridge Port Developments Limited  propozoi dy vjet më parë ndërtimin, operimin dhe mirëmbjatjen e një porti në Karpen të Kavajës.

Invetsimi i saj do të arrinte në 5 miliardë Euro, por edhe pse kuvendi autorizoi negociatat, ato ende nuk kanë avancuar në arritjen e një dakordësimi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close