Categories Lajme

Gati projekti për ndërtimin e 50 shtëpive, Marin Mema jep lajmin e shumëpritur për shqiptarët

Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, nga ku ishte dhe i ftuar gazetari Marim Mema u shpreh se ka një projekt të madh për ndërtimin e afro 50 shtëpive, në një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, Ishmit.

Gazetari u shpreh, se kjo është pjesë e një projekti të madh së bashku me fondacionin “Gjurmë Shqiptare” me president Marko Kepin. Më tej ai tha se për këtë gjë nevojitet kohë, por ata do të bëjnë të pamundurën për të mos hequr dorë nga rruga e tyre, edhe nëse i duhet të ndeshen me pengesa të mëdha”.

“Ne bashkë me djemtë këtë mesjavë do të shohim dhe disa raste të tjera dhe më pas do të vendosim në bazë projektin e madh. Kemi vendosur për Ishmin, që ka rezultuar me 250 shtëpi të shkatërruara. Ne nuk po themi që do të krijojmë geto por do të përpiqemi që të ndërtojmë strehëza moderne dhe të sigurta”, u shpreh gazetari.

Më pas, në studio biseda u drejtua te Konferenca e djeshme e Donatorëve Ndërkombëtarë. Në lidhje me këtë konferencë Marini kishte dhe komentin e tij:

“Unë e kam thënë që çdo lloj mbështetje për shqiptarët ne jemi në përkrahje absolutisht, ajo që duhet të jetë e domosdoshme, këto fondet të shkojnë për familjet dhe i gjithë procesi të monitorohet nga ndërkombëtarët. Është koha për të bërë punë dhe pak fjalë. Kemi pasur një fakt që vetë është treguar që besim s’është pasur ndonjëherë (i referohet partive politike). Kemi pasur një fat që dimri ka qenë i butë, sepse në të kundërt problemet do të ishin më të theksuara. Por tashmë nuk është koha për të pritur por është koha për punë. Ne për çfarëdolloj problemi që do të na dalë ne s’do të heqim dorë në rrugën tonë”, përfundoi fjalën e tij Marin Mema./tch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME