Categories Lajme

Gati u rrah me Erion Braçen në Parlament/ Flet Salianji: Përse i dogji atij?!

Deputeti i PD-së Ervin Salinaji, u përfshi në një sherr me deputetin socialist Erion Braçe gjatë seancës së Kuvendit ditën e sotme. Salianji hodhi akuza se një zv.Kryeministër është i përfshirë në përgjimet për dosjen e pastrimit të parave të Rezart Taçit.

Salianji iu drejtuar Erion Braçes, ndërsa ky i fundit i mohoi akuzat, por debati agravoi deri në përplasje fizike. I ftuar në “ABC live” Salianji ka sqaruar edhe si nisi sherri me Erion Braçen, ku tha se ai u ndikua pasi hodhi akuzat ndaj tij.

“Kisha një informacion që janë në dosjen e prokurorisë si garanci e klaneve të drogës. Bëhet fjalë për dy zyrtarët më të lartë. Ministren e Financave dhe zv.kryeministrit.  Ishte pyetje dhe nuk e dimë nëse është ky aktualisht apo Braçe. Nëse thotë Brace që nuk jam unë. Është Ahmetaj. Do të pyes edhe Ahemtajn.

Ishte reagim jo etik. Se nuk ka përmasat e një njeriu që mund të tremb me diçka. I dogji shumë. Pasi kanë ndarë çdo burim të këtij vendi tentojnë edhe të bëjnë të fortin dhe të heqin fjalën. Ka qenë revoltë e shprehur.” tha Salianji.

“Ishte një reagim i momentit. Por sepse Brace u çua nga vendi dhe nuk po pushonte së foluri.” tha Salianji.

“Ishte aty në Kuvend dhe ndërhynte. Ishte Klotidla Bushkaj, Taulant Balla dhe Erion Bracë. Bushka ka dhjetëfishuar pasurinë. Kam folur Taulant Ballën. Ka humbur gjyqet ajo. Kur janë fakte janë fakte. Ju jap vendimin dhe nxjerrim kush është fituesi. Kam akuzuar edhe Ballën. Se këta të tre ndërhynin ku flisnim ne. Ky pati një reagim se ju djeg diçka.” “Braçe nuk e mohoi, por tha që kam një dokument dhe nuk jam unë por është tjetri.” tha Salianji.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME