Categories Covid-19, Lajme

“ Gati vaksina e re”, CEO i BioNTech: 3 doza nuk janë të mjaftueshme për të parandaluar Omicron

Sipas CEO të BioNTech,  tre doza të vaksinës kundër Covid-19 nuk janë të mjaftueshme për të luftuar “Omicron”. Gjatë një deklarate për mediat Ugur Sahin tha se personat të cilët kanë marrë të treja dozat e vaksinës mund ta transmetojnë virusin.

“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se edhe personat që kanë marrë të tre dozat ka të ngjarë të transmetojnë virusin. Është e qartë se jemi larg efektivitetit prej 95 për qind kundër virusit fillestar”, tha ai. Sahin gjithashtu tha të dhënat e hershme nga Britania dhe Afrika e Jugut janë pozitive. Hulumtimi i fundit nga Afrika e Jugut, ku u raportua për herë të parë Omicron, sugjeroi se dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech janë 70 për qind efektive në reduktimin e rrezikut të shtrimit në spital.

“Për shkak të Omicron do të ketë një humbje të efektivitetit me kalimin e kohës. Dhe këto të parashikime nuk do të bazohen në të dhëna paraprake laboratorike, por në të dhëna të jetës reale, gjë që është më e përshtatshme,” tha imunologu gjerman.

Kompania gjermane tashmë është duke projektuar një vaksinë kundër koronavirusit për të luftuar variantin e ri, duke përdorur proteinën spike të Omicron dhe 32 mutacionet e tij si një antigjen. Sahin njoftoi se vaksina pritet të jetë gati në mars.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Eksperti i sigurisë: Ervis Martinaj është gjallë!

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka deklaruar këtë të hënë se Ervis Martinaj, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje nga ngjarja tronditëse në Krujë/ Pasi hodhi foshnjën në lumë, nëna shkoi vetë në komisariat

42 vjeçarja Leta Koçi është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Krujë, 42-vjeçarja lind në shtëpi dhe hedh foshnjën në ujërat e lumit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në fshatin Tapizë të Krujës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier, makina përplas biçikletën dhe largohet nga vendngjarja, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “ Sheq i Madh” të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Covid-19 mund të jetë prodhuar nga një laborator

Ekziston një studim australian që do të vërtetonte origjinën e virusit që shkakton infeksionin Covid-19,…

LEXO ME SHUME