Categories Lajme

Gazeta austriake zbulon detajin e fortë nga Shtëpia e Bardhë: Si u fshi nga dokumenti fjalia për ‘njohje reciproke’!

Marrëveshja e firmosur në Shtëpinë e Bardhë mes Serbisë dhe Kosovës, në prani të vetë presidentit Donald Trump, ka tërhequr vëmendje të gjerë ndërkombëtare. Një artikull për marrëveshjen ka shkruar edhe gazeta austriake “Die Presse”, e cila shkruan mes të tjerash se një nga qëllimet e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington ishte që të ndihmojë presidentin Donald Trump në fushatën për zgjedhjet e nëntorit.

Sipas gazetës së njohur, amerikanët kishin futur në dokument edhe fjalinë për “njohje reciproke” mes Kosovës dhe Serbisë, por një gjë e tillë është fshirë. “Sipas raportimeve nga Prishtina, kërcënimi i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj për të lënë qeverinë nëse Hoti nënshkruan një dokument që konfirmon pretendimet serbe ndaj liqenit të Ujmanit në veri të Kosovës, shkaktoi trazira në delegacionin e Kosovës.

Për Trump, i cili po ashtu njoftoi njohjen e Kosovës nga Izraeli dhe zhvendosjen e ambasadës serbe në Jerusalem, nuk është vendimtare aq shumë përmbajtja e saktë e marrëveshjes sesa ‘municioni’ për fushatën zgjedhore. Interesi i ri i SHBA për projektin në ndërtim të Kosovës mund të zbehet përsëri: pas zgjedhjeve në SHBA, BE me sa duket do të luajë përsëri rolin e ndërmjetësit pa mirënjohje, në dialogun e ashpër mes fqinjëve të padëshirueshëm. I besuari i Trump, Grenell nuk ishte i interesuar për përmbajtjen e marrëveshjes, deklaroi ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në pranverë, pasi u rrëzua me ndihmën e SHBA”, shkruan gazeta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të rinjtë hedhin mobilie nga kati i pestë i pallatit, Balla: Turp! (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamjet ku duket se si dy të rinj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, vihet në pranga 59-vjeçari italian

Policia Kufitare Durrës ka arrestuar një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit…

LEXO ME SHUME