Categories Lajme

Gazetarë e pedagogë, afganët e ardhur në Shqipëri: Lamë çdo gjë pas, ishte e vështirë të ikje

Gra dhe fëmijë, gazetarë dhe pedagogë, punonjës të organizatave për të drejtat e njeriut janë pjesë e grupit të afganëve të mbërritur në vendin tonë, gjata natës së të shtunës. Të përlotur dhe të paqartë për të ardhmen ata rrëfejnë udhëtimin e tyre pesëditor për në Shqipëri dhe ata qe lanë pas.

“Jam gazetar nga Kabuli, kam lënë atje prindërit. Talebanet me vranë xhaxhain, erdha me familjen. Jam gazetar dhe kam punuar në Kabul si gazetar investigativ.

Kemi lënë familjen, jetën tonë, ëndrrat tona, vendin tonë. Kemi lënë gjithçka pas. Kam lënë prindërit, vëllain, motrën dhe të afërmit e mi. Nuk mund ti merrja me vete. Munda të merrja vetëm bashkëshorten”, u shpreh një gazetar.

Një tjetër afgan tha: “Kam punuar në një organizatë për të drejtat e njeriut. Kam ardhur me vëllain, nënën dhe bashkëshorten. Një muaj më parë talebanët vranë dy familjarë të mitë, xhaxhain që ishte drejtor shkolle. Në fillim kemi shkuar në Dubai, pastaj na kanë sjellë në Shqipëri”. Një tjetër afgane e përlotur, shprehet se është e vetme dhe se ka humbur gjithçka.

”Jam vetëm, humba gjithçka. Ishte vendim i vështirë te lije jetën tende e te ikje” Ndërsa, në afganët që zgjodhën të flisnin për “News 24”, ishin dhe një gazetare e një pedagoge, ato janë shprehur. “Kam ardhur vetëm. Jam gazetare që kam punuar në qytetin e Heratit. Jam e shqetësuar për familjen time sepse talebanët I ndjekin familjet e gazetarëve. Jam beqare. Atje kam lënë shtëpinë, prindërit, vëllain, motrën. Nuk e di çdo bëj, nuk e di ku do shkoj. kam humbur gjithçka, qytetin, punën, familjen. Nuk kam asgjë”, tha gazetarja.

Ndërsa pedagogia është shprehur: “Kam qenë pedagoge në universitet. Kur erdhën talebanët, jeta ime ishte në rrezik. Ishim të lumtur në jetën tonë, kishim gjithçka. Papritur duhej të merrnim një vendim, ishte një vendim I vështirë të linim gjithçka. Nga Herati shkova në Kabul, pastaj në Emirate dhe këtu. Nuk e di çdo bëhet me jetët tona”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME