Lajme

Gazetarët e Vlorës, reporterët, të gjithë bashkë në një protestë paqësore në sheshin e Flamurtit në Vlorë

Gazetarët e Vlorës, reporterët, korespodentët e rretheve, të gjithë bashkë në një protestë paqësore në sheshin e Flamurtit në Vlorë, simbolit të Pavarësisë, kundra paketës antishpifje, e cila pritet të miratohet në kuvendin e Shqipërisë. Paketa antishpifje cënon të drejtat dhe lirinë e fjalës të cdo gazetari në mbarë vendin, duke i mohuar atij të ushtroj profesionin e tij. Shumë skandale, akte koruptive, vepra të ndryshme penale etj, janë zbuluar në saj të gazetarisë, duke i mbyllur gojën medias do të thotë që ti nuk ke më të drejtë të raportosh dicka e cila rëndon mbi kurizin tënd më pas. Cënimi i fjalës së lirë të gazetarit është cënim i fjalës së lirë të komunitetit ku ai jeton, i qytetarve të vendit ku ai banon, pasi gazetari është përfaqësia e vetme e tyre kundrejtë cdo shkelje, nga qeveria apo pushteti lokal ku ai jeton.

Gazetarët e Vlorës i bëjnë thirrje qeverisë të tërhiqet nga miratimi i paketës antishpifje, duke mos e miratuar këtë të fundit në kuvend, në rast të kundër nese i tillë ligj miratohet protesta e gazetarve në rang vendi do të përshkallëzohet, teksa kësaj proteste do ti bashkohen edhe gazetarët e qytetit të Vlorës, kundrejtë kësaj shkelje që i bëhet fjalës së lirë të gjithësecilit prej nesh.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo edhe:

Close
Back to top button
Close
%d bloggers like this: