Categories Lajme

Gazetarët ndjekin nga pas me vrap nënën e 40-vjeçares që futi foshnjen në valixhe (video)

Në një prononcim të shkurtër për gazetarët në Korçë, nëna e 40-vjeçares që lindi fëmijën dhe e futi në valixhe, tha se e bija ishte e sëmurë dhe vizitohej herë pas here.

Megjithatë, gruaja nuk pranoi të fliste më tej pavarësisht insistimit të gazetarëve që të tregonte më shumë për të bijën dhe ngjarjen në fjalë që ka lënë pa fjalë gjithë shqiptarët ditën e sotme.

Më herët, mjekja neuropsikiatre Nikolina Bode, duke iu referuar të dhënave që kishte marrë nga familjarët e 40-vjeçares, tha se ajo kishte rreth 3 vjet që ishte diagnostikuar me probleme serioze të shëndetit mendor, por nuk pranonte të mjekohej.

Ekspertja tha se gruaja ka humbur lidhjen me realitetin. Sa i përket shtatzënisë, duket se ka pak dyshime që foshnja që u gjet i pajetë në valixhe të jetë i saj. Familjarët mësohet se e kishin vënë re këtë shtatzëni në Dhjetor, por 40-vjeçarja sërish nuk kishte pranuar të shkonte për t’u vizituar.

Gruaja jetonte me djalin 15-vjeçar i cili mësohet se vuan nga autizmi. Ndërsa bashkëshorti kishte vetëm 1 muaj që ishte kthyer nga Greqia, aty ku sipas tij kishte qëndruar për 1 vit.

Ngjarja lemeritëse që u zbulua mëngjesin e kësaj të hëne, ka shumë pikëpyetje, që nga mënyra sesi fëmija ndërroi jetë e deri te kush është babai i tij, pasi bashkëshorti i 40-vjecares thotë që nuk është i tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME