Categories Lajme

Gazetari Artan Hoxha zbulon si njihen “kokat”, cili është vendi i radhës ku po operojnë grupet…

Gazetari Artan Hoxha është i ftuar në emisionin “Aktualitet” në Fax News ku ka zbuluar se grupet kriminale shqiptare kanë filluar të operojnë në Republikën Domenikane gjatë kohëve të fundit, ndërsa sqaroi se personazhet më të pasur të krimit në Shqipëri njihen me nofkat e vendit ku qëndrojnë.

Hoxha: Italia është vendi më i afërt i joni, kështu që shtrirjen e parë shqiptarët e kanë aty. Numrin më të madh të emigrantëve e kemi në Itali dhe Greqi. Sigurisht duke qenë prezentë në Itali, jemi marrë që nga trafiku i klandestinëve, prostitucionit, armatimit, dalëngadalë grupet tona krijuan njohje. Grupet shqiptare zëvendësuan punën e grupeve italiane dhe nëse kishte një goditje, ata i shpëtonin por njëkohësisht merrnin përqindje të aktivitetit të shqiptarëve.

Aktualisht shqiptarët në Itali janë pikë referimi sepse duke shkuar në vendin e origjinës. Pasi konsoliduam pozicionin tonë në trafikun e heroinës, sigurisht që objektiv u bë droga që sjell paratë më të mëdha sot, kokaina. Sot personazhet më të pasur në Shqipëri njihen me nofkat e vendit ku qëndrojnë. Njëri njihet si filani i Brazilit, i Kolumbisë etj. Këto 2 vitet e fundit ka dalë në skenë Republika Domenikane ku janë vendosur shqiptarët. Duke patur parasysh këtë lloj hierarkie që kanë grupet kriminale shqiptare, shoh vëmendjen që kanë mediat e huaja për ta.(Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME