
Analisti dhe gazetari Dritan Kaba ka denoncuar me fakte, mashtrimin e kryeministrit Edi Rama, i cili në programin qeverisë ka premtuar që buxheti për arsimin të bëhet 5 për qind.
Duke sfiduar kryeministrin, që të kërkojë falje për këtë mashtrim, Kaba, ironizon kur deklaron se, “Të vetmin angazhim që nuk përfshihet në programin qeveritar, por është premtuar në tavolinat e oligarkëve, që e ka tejkaluar, janë PPP”.
Deklarata e Dritan Kabës
PER “GOJETARET” E RILINDJES!
Per te gjithe “gojetaret” e Rilindjes, te hapur apo te fshehur, qe thone se eshte e pamundur qe buxheti i arsimit te behet 5%. Edi Rama e ka ne programin qeveritar dhe jo ate elektoral!
Te dale te kerkoje falje ky Kryeminister i papergjegjshem dhe te deklaroje: Ju genjeva, se vetem kete di te bej!
Te vetmin angazhim qe nuk perfshijet ne programin qeveritar, por eshte premtuar ne tavolinat e oligarkeve, qe e ka tejkaluar, jane PPP.