Lajme

Gazetarja: 2 orë e gjysmë trupi i një prej personave u la në rrugë pas aksidentit në Lushnje

Ilir Shabani dhe Mihal Jani po ktheheshin nga puna kur makina me të cilën udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në këtë kanal me ujë. Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 18:00 në fshatin “Gurrëz e vogël” të Lushnjes. V iktimat ishin punonjës të OSHEE. E mbërritur në vendngjarje, gazetarja Anila Sefa në një lidhje direkte me Klan News solli detaje të tjera për këtë aksident tragjik.

Ajo tregoi se rreth 2 orë e gjysmë më vonë, trupi i njërit prej viktimave ndodhej ende në vendin e ngjarjes. Sipas gazetares, ambulanca mori një prej tyre, i cili gjeti v dekjen gjatë rrugës për në spital. Por për v iktimën tjetër të këtij aksidenti, autoambulanca nuk u rikthye.

“Një prej v iktimave, edhe pse ka ndodhur 2 orë e gjysmë më parë aksidenti, ende ndodhet i pajetë në zonën ku ka ndodhur aksidenti. Ky fakt ka irrituar mjaft familjarët e tyre. Një prej personave që ndodhej në makinë është marrë nga ambulanca e spitalit të Lushnjes.

Ai ka ndërruar jetë pak minuta më pas, rrugës për në spital. Pas kësaj, autoambulanca që duhet të marrë dhe viktimën tjetër nuk është kthyer më në vendngjarje. Sipas informacioneve nga spitali, 3 autoambulancat e spitalit të Lushnjes nuk kanë ardhur pasi janë të zëna me urgjenca të tjera mjekësore.”

Viktima, tha më tej Sefa, ndodhet jashtë automjetit i mbuluar me një batanije, në pritje të ambulancës. Gazetarja tregoi gjithashtu detaje edhe për identitetin e tyre.

“Janë punonjës të agjencisë elektrike të qytetit të Lushnjes. Mesa duket ata kanë punuar në këtë zonë, sepse sikundër më kanë thënë banorët kanë qenë gjatë gjithë orarit të punës në këtë zonë dhe mesa duket pasi kanë mbaruar turnin duke u kthyer në shtëpi, mjeti i tyre ka humbur kontrollin. Rrethanat janë ende të paqarta. Por makina e tyre ka përfunduar në një kanal të mbushur me ujë buzë rrugës”. Gazetarja tha gjithashtu se kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë njoftuar policinë, e cila ndodhet në vendngjarje, gjithashtu në pritje të ambulancës./tvklan.al

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: