Lajme

Gazetarja e BBC publikon videon e fëmijëve afganë në Shqipëri: Ikën nga tmerret, por tani…

Gazetarja e BBC-së Yalda Hakim ka publikuar disa pamje në rrjetet sociale, ku shihet se fëmijët afganë po luajnë në oborret e godinave në Qytet Studenti. Ajo shkruan se fëmijët afganë të clët pak ditë më parë ikën nga tmerret e luftës po shijojnë jetën e tyre të re në Tiranë.

“Fëmijë afganë të cilët vetëm pak ditë më parë ikën nga tmerret e luftës, duke shijuar jetën e tyre të re në Tiranë, Shqipëri,”- shkruan gazetarja.

457 afganë kanë mbërritur në Shqipëri përmes 5 fluturimeve. Aktualisht në Qytetin e Studentit janë akomoduar se 288 afganë. Shumica mes afganëve janë veprimtarë të shoqërisë civile, mësues , e gazetarë. Në ditët në vijim pritet që Shqipëria të presë ë tjerë afganë të cilëve u është ofruar statusi i mbrojtjes së përkohshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: