Categories Lajme

Gazetarja e njohur: Komunikonte vazhdimisht me një mashkull mbi 50 vjeç

Rasti i Evgjeni Baxhos , në trupin e të cilës u gjetën shenja të padëshiruara po hetohet nga prokuroria për akuzën e “shtyrjes në vetëvrasje”. Ditën e sotme kjo ngjarje e rëndë u rikthye në vëmendjen e publikut nga emisioni “Shqipëria Live” ku gazetarja Anila Hoxha dha disa detaje të reja. Gazetarja e njohur u shpreh se aktualisht po bëhet zbërthimi i plotë i telefonit të së ndjerës. Sipas Hoxhës, nga këto hetime ka rezultuar se Evgjeni ka pasur komunikime të vazhdueshme me një person të seksit të kundër, në Tiranë.

“Ka qenë një komunikim dhe një njohje disa mujore mes tyre. Është kërkuar informacion nga kompanitë celulare që të ndihmojnë në gjetjen e emrit të mashkullit në fjalë, të cilin e ndjera e kishte të regjistruar me kod. Ky numër është blerë në tregun e zi”, tha Anila Hoxha. Kjo e fundit shton se Prokuroria e Tiranës ka bërë me dije se Baxho ka pasur një varësi ndaj këtij personi.

“Si pasojë, Prokuroria ka pyetur të rinjtë që njihnin të renë, nëse ajo po aplikonte apo ndiqte disa sekte fetare? Burime jo zyrtare kanë thënë se ata kanë pasur bisedë intensive gjatë javëve të fundit. Ajo fliste për gjyshen dhe dajën që janë në Tiranë. Fliste për marrëdhënien dhe dobësinë  që kishte për gjyshen. Sipas tij, nuk duhej të takonte njeri se prishej rituali që ajo ndiqte. Nuk dihet çfarë rituali”, tha gazetarja e njohur.

Anila Hoxha shtoi se ekspertiza nuk ka depozituar ende rezultatet përfundimtare të kësaj vdekjeje, zbërthimin e simboleve të shkruara në trupin e vajzës. “Kishte simbole të padëshiruara edhe në shtëpinë e saj. Personi që pritet të pyetet është nëna e saj dhe një i afërm i saj, që jeton në Tiranë. Por nuk dihet se kush është personi tjetër, për shkak se Prokuroria nuk jep detaje për shkak të hetimit”, vijoi gazetarja.

Hoxha zbuloi se ditën kur është gjetur e vdekur e reja, personi që Evgjeni ka folur me të në “Whatsapp”, ka hyrë në banesën e saj dhe është prezantuar si mjeku. “Nga ballafaqimi që është bërë nga personat që e kanë parë, kanë thënë se nuk është mjek, por personi që ka folur Evgjeni. Është në moshë madhore, mbi 50 vjeç”, tha Hoxha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Eksperti i sigurisë: Ervis Martinaj është gjallë!

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka deklaruar këtë të hënë se Ervis Martinaj, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje nga ngjarja tronditëse në Krujë/ Pasi hodhi foshnjën në lumë, nëna shkoi vetë në komisariat

42 vjeçarja Leta Koçi është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Krujë, 42-vjeçarja lind në shtëpi dhe hedh foshnjën në ujërat e lumit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në fshatin Tapizë të Krujës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier, makina përplas biçikletën dhe largohet nga vendngjarja, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “ Sheq i Madh” të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Covid-19 mund të jetë prodhuar nga një laborator

Ekziston një studim australian që do të vërtetonte origjinën e virusit që shkakton infeksionin Covid-19,…

LEXO ME SHUME