Lajme

Gazetarja Lala zbulon detaje të forta, ja të pathënat e ate.ntatit mafioz

Gazetarja e njohur e kronikës së z.ezë në vend Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja në lidhje me atentatin e ndodhur ndaj prokurorit Arjan Ndoja. E ftuar në “Real Story”, Lala tregoi zanafillën e takimit të prokurorin Arjan Ndoja me Landi Muharremin.

Sipas asaj që rrëfen gazetarja, Muharremi i njohur ndryshe si “Rumi” ka shkuar në restorantin ku ndodhej Ndoja, pa e ftuar ky i fundit. Ajo shpjegon gjithashtu se gjatë rrugës automjeti i Ndojas ndiqej nga makina e Rrumit, në formë eskorte.

“Ndoja ka drekuar në një restorant dhe pas tij është futur Andi Maloku. Më pas krejt rastësisht në restorant ka ardhur edhe Land Muharremi, i paftuar. Këtë gjë e kanë vërtetuar edhe tabulatet telefonike, që ata të dy bashkë nuk kishin shkëmbyer asnjë mesazh. Rrumi ka shkuar me makinën e tij dhe është futur në restorant.

Më pas Muharremi ka hipur në makinë e Ndojas, ndërsa automjeti i tij u shkoi nga oas dhe drejtohej nga një tjetër person. Këto detaje nuk kanë dalë,”- tha Lala.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close