Categories Lajme

Gazmend Musta ishte kthyer nga Greqia për Vitin e Ri, po momenti e ndau çiftin përgjithmonë

Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me krimin e dyfishtë që tronditi sot Ballshin, ku bashkëshorti 34 vjeç vrau me thikë gruan dhe kunatën e tij. Mësohet se autori Gazmend Musta, ka qëlluar për vdekje me thikë gruan Gentiana Caushaj, 31 vjeç dhe kunatën Merita Caushaj 18 vjeç.

Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se 34-vjeçari është prangosur në flagrancë, pasi ka qenë në gjendje të dehur kur kreu vrasjet. Ai qëlloi fillimisht bashkëshorten e tij, ndërsa më pas edhe motrën e saj 18-vjeçare, të cilat gjetën vdekjen e menjëhershme.

Raportohet se tragjedia ndodhi pas një debati për motive të dobëta, ku gruaja po e qortonte bashkëshortin pasi kishte konsumuar alkool, dhe po i kërkonte gjithashtu leje që te shkonte te prindërit e saj. Gjithë skena e krimit mësohet se ka ndodhur në familjen e çiftit rreth orës 17:00 të pasdites në prani edhe të dy fëmijëve të mitur. Ndërkaq, mësohet se Musa punonte si emigrant në Greqi, dhe ishte kthyer në Shqipëri vetëm për të festuar me familjen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mesazhet mashtruese në telefon/ Oferta joshëse pune, që vetëm ju “grijnë” paratë

Subjekti që prezantohet me emrin Pulse Glide LTD, në fund të mesazhit të dërgon një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga mësuese frengjishtje në stjuardesë, vlonjatja punon për familjen mbretërore arabe: Kam shëtitur në 32 shtete

Geralda Kocirai është vajza nga Vlora, e cila ka një histori shumë frymëzuese. Ajo ka…

LEXO ME SHUME