Categories Lajme

“Gënjeshtra e ka hundën e gjatë po këmbët e shkurtra”

“Gënjeshtra e ka hundën e gjatë po këmbët e shkurtra”, kështu shkruan kryeministri Edi Rama teksa ka publikuar një video, sipas tij të mashtrimit të kruet të opozitës Lulzim Basha në një emision televiziv, i cili kishte deklaruar se taksapaguesit e Tiranës nuk do paguanin asnjë qindarkë më shumë për përpunimin e mbetjeve, me projektin që Lulzim Basha propozonte në vitin 2013. Sipas Ramës në 20 Gusht të vitit 2013, Lulzim Basha, Kryetar i Bashkisë Tiranë, miraton me firmën dhe vulën e tij, studimin e fizibilitetit për projektin koncensionar “për shërbimin e menaxhimit të mbetjeve urbane dhe pastrimit të qytetit të Tiranës”

Po sipas videos së publikuar nga Rama bëhet fjalë për një kontratë 20 vjeçare, sipas së cilës çmimi për mbledhjen dhe përpunimin e mbetjeve ishte 37 euro për ton, thënë ndryshe 8 euro/ ton më shumë se sa menaxhohet tani.

“Fizibiliteti i objektit vlerëson se koncesioni për menaxhimin e mbetjeve urbane dhe pastrimin e qytetit të Tiranës, nisur edhe nga eksperiencat ndërkombëtare të projekteve të ngjashme, do të jepet për një periudhë mesatare 20-vjeçare, me një investim kapital total në afro 34.6 milionë euro dhe një kosto operacionale në 37 euro/ton”, thuhet në studimin e fizibilitetit të Bashkisë së drejtuar nga Basha në atë kohë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME