Categories Lajme

Gëzim Ademaj, kandidat për deputet i PD, takim me banorët e fshatit Babicë (Foto)

Nga Gëzim Ademaj:

U takova sot me banorë të fshatit Babicë. Me këta njerëz me shpirt të madh. Jam krenar dhe shumë i lumtur që jam çam zyrtar kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 Prillit. Unë jam si ju dhe jam me ju.

Gjithmonë do të jem me ju, ju bëj thirrje të gjithëve të bashkohemi. Unë jam këtu si përfaqësues i partisë i zgjedhur si çami për të përfaqësuar çamët. Unë jam ai që përfaqësoj çamët në parlamentin e Shqipërisë dhe për këtë jam shumë krenar.

Po të jemi së bashku do të bëjmë më të mirën. Dua pa dallim bindjesh politike të jem zëri juaj. Dua ndihmën dhe mbështetjen tuaj. Do të jem gjithmonë me ju, Vlora me këtë qeveri është vetëm një lungomare dhe nuk ekziston për gjërat e tjera. Vlora është kudo. Një gjë ua them me sinqeritetin më të madh, unë ndihem i lumtur dhe krenar që jam dhe përfaqësoj dhe mbuloj një zonë që është e varfër siç është Selenica dhe gjithë komuniteti Çam. Më 25 Prill nuk do të jetë një ditë për të hequr Ramën nga pushteti dhe për të çuar Bashën.

Bëhet fjalë për të hequr një të keqe dhe për të çuar një të mirë. Prandaj le ti japim dritë dhe jetë këtij vendi. Kjo Shqipëri duhet të ndryshojë dhe 25 Prilli është një mision historik. Ndryshimi do të jetë i sigurt, prandaj të gjithë të bashkuar për Shqiperinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME