Lajme

Gëzim Ademaj takime në Çeprat dhe Bestrovë

Gëzim Ademaj takime në Çeprat dhe Bestrovë. Njerëz punëtorë e të mençur! Të zhgënjyer nga keqqeverisja e këtyre 8 viteve. Bashkëbisedova me banorët e këtyre fshatrave për programin dhe vizionin, të cilin Partia Demokratike Aleanca për Ndryshim u ofron atyre .

Problemet e këtyre fshatrave janë të shumta. Mungesa e rrugëve të shtruara dhe e energjisë elektrike si dhe mungesa e ujit të pijshëm.

Të zhgënjyer, të shpërfillur, të lënë pa asnjë ndihmë nga qeveria e pushteti lokal. Të Keqes që kemi përballë në 25 Prill i vjen fundi! Të gjithë bashkë, të gatshëm t’i bëhen barrierë së Keqes dhe t’i dalin me votën e tyre më 25 prill për zot vetes, familjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: