
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka mbërritur në Portin e Vlorës. Meloni është pritur nga kryeministri Edi Rama. Meloni për të vizituar Shqipërisë u nis nga Brindisi me një traget të linjës.
Ndërkohë në kuadër të vizitës së homologes italiane në Portin e Vlorës ka shtim të masave të sigurisë.
Siç shihet edhe nga pamjet, ka shtim të numrit të efektivëve, gjithashtu në gatishmëri është edhe një ambulancë.
Ajo erdhi me ftesë të kryeministrit Edi Rama dhe udhëtoi si një pasagjere e zakonshme me një traget të linjës Brindisi-Vlorë.
Kreu i qeverisë italiane do të kalojë pushimet me bashkëshortin dhe vajzën saj në qytetin bregdetar. Mësohet se ajo do të qëndrojë për dy ditë. Meloni dhe Rama iu drejtuan vilave qeveritare pas takimit në port.
Kujtojmë që pak ditë më parë Rama dha një intervistë për mediat italiane. Gjatë intervistës, kreu i qeverisë u ndal edhe te raporti me homologen italiane, për të cilën tha se “të gjithë prisnin një përbindësh fashist, por në të vërtetën u përballën me një evropiane”.
Ditët e fundit mediat italiane kanë treguar interes të lartë për mendimin e Kryeministrit Edi Rama në lidhje me Kryeministrin e Italisë, Giorgia Meloni, sipas të cilit ajo është trashëgimtare e një tigri, jo e një rinoceronti.
Në intervistën për gazetën e përditshme italiane “Libero”, sërish Rama përcolli vlerësimin e tij dhe surprizën përballë të cilës u gjendën dhe vetë liderët europianë.