Lajme

Giorgia Meloni pushime në Vlorë, kryebashkiaku Dredha: Turistja e nderit. La përshtypje fantastike!

Giorgia Meloni, kryeministrja e Italisë është larguar dje me traget nga Vlora për në vendin e saj. Shefja e qeverisë italiane mbërriti katër ditë më parë në qytetin e Vlorës, bashkë me familjen e saj, dhe pushuan në bregdetin e kristaltë të jugut.

Kryebashkiaku socialist Ermal Dredha ka ndarë një fotografi me Melonin, para se trageti të nisej nga Vlora, dhe e falenderon atë që zgjodhi Vlorën dhe jugun e vendit për të pushuar.

“Turistja e nderit” e la Vlorën me përshtypje fantastike! Faleminderit Kryeministre Meloni dhe je gjithmonë shumë e mirëpritur në Vlorë”, shkruan kryebashkiaku dhe ndan fotografinë me shefen e qeverisë italiane.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close