Categories Bota, Lajme

Gjallë në rrotën e avionit pas 11 orësh udhëtim! Ekspertët: Gati e pamundur

Ekspertët e patën të pamundur ta besojnë, por policia holandeze doli publikisht me njoftimin se kishte gjetur gjallë një person në pjesën e rrotave të një avioni që u ul në aeroportin Schiphol të Amsterdamit.

Avioni mbërriti në Holandë nga Johanesburgu i Afrikës së Jugut. Fluturimi zgjati gati 11 orë ndërsa mjeti kishte bërë edhe një ndalesë në Kenia.

Është tejet e pazakontë që njerëzit të arrijnë të mbijetojnë në kushte të tilla në fluturime të gjata për shkak të të ftohtit, por edhe sasisë së ulët të oksigjenit në lartësi të mëdha. Policia holandeze ende nuk ka njoftuar as moshën, dhe as kombësinë e personit.

Zëdhënësja e saj, Joanna Helmonds, sqaroi vetëm se personi është gjetur në pjesën e rrotës së parme të avionit. Ai u dërgua menjëherë në spital, megjithatë gjendja e tij shëndetësore paraqitet e qëndrueshme. “Është mjaft e habitshme sesi ky burrë është ende gjallë”, tha Helmonds.

Edhe një zëdhënës i transportuesit të mallrave Cargolux konfirmoi në një email për Reuters se personi në fjalë kishte qenë në një fluturim të Cargolux Italia. Ende nuk dihet me saktësi nëse burri u ngjit në avion në Afrikën e Jugut apo në Kenia, kjo ende po verifikohet. Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të rinjtë hedhin mobilie nga kati i pestë i pallatit, Balla: Turp! (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamjet ku duket se si dy të rinj…

LEXO ME SHUME