Categories Lajme

Gjatë 24 orëve të fundit 302 raste të reja, 4 pacientë humbin jetën, 2 raste në Vlorë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 4 pacientë nga koronavirusi: një 77 vjeçar dhe një 80 vjeçare nga Tirana, një 80 vjeçar nga Fier, një 82 vjeçar nga Durrësi.

Po gjatë kësaj periudhe kohore, është shënuar sërish një shifër e lartë rastesh të reja. Nga 1329 testime, kanë rezultuar pozitivë 302 persona. Ndërkohë janë shëruar 82 qytetarë, por situata në vend duket e rëndë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 264 pacientë, 11 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Njoftimi i plotë: Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1329 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 302 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 82 qytetarë, duke e çuar në 10548 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 196 të prekur në Tiranë, 31 raste në Durrës, 17 raste në Fier, 11 raste në Tropojë, 8 raste në Kurbin, 6 raste në Pogradec, 5 raste në Shkodër, 4 raste në Kukës, Rrogozhinë, Kuçovë, 2 raste në Korçë, Kavajë, Vlorë, Mallakastër, Vorë, Patos, 1 rast në Mirditë, Kamëz, Bulqizë, Peqin.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 264 pacientë, 11 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 77 vjeçar dhe një 80 vjeçare nga Tirana, një 80 vjeçar nga Fier, një 82 vjeçar nga Durrësi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë masat antiCOVID me qëllim parandalimin e infeksionit. Vendoseni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARS COV2.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (24 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 302, Të shëruar ne 24 orë 82, Të shtruar në spitale 264, Humbje jete në 24 orë 4,
Testime ditore 1329, Testime totale 115710, Raste pozitive 18858, Raste të shëruara 10548, Raste Aktive 7837, Humbje jete 473.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3966, Durrës 755, Shkodër 491, Fier 511, Korçë 479, Lezhë 379, Elbasan 344, Vlorë 308, Berat 222, Kukës 190, Dibër 96, Gjirokastër 96.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME