Categories Lajme

Gjatë ditës së sotme policia ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti brenda familjes

Gjatë ditës së sotme policia ka parandaluar në fshatin turistik të Thethit, përshkallëzimin e një konflikti brenda familjes, ku ka arrestuar në flagrancë shtetasin Kolë Pisha i cili kishte kërcënuar dhe kanosur me armë bashkëshorten e tij.

Gjatë kontrollit në banesën e tij Policia gjeti 2 armë zjarri si dhe monicion luftarak.

Po në Theth, Polici ka sekuestruar edhe një armë tjetër kallashnikov poseduesi i së cilës është shpallur në kërkim.

Në deklaratën e Policisë thuhet se pas marrjes së informacionit në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, ajo është vënë në ndjekje të tij. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale D.Z 22 – vjeç, banues në fshatin Theth, i cili sapo e ka kuptuar se po ndiqet nga Policia e ka hedhur armën dhe duke shfrytëzuar terrenin e thyer dhe errësirën ka mundur të largohet.

Deklarata e plote e Policisë

Policia parandalohet përshkallëzimin e një konflikti  brenda familjes.

Arrestohet në flagrancë një shtetas pasi kishte kërcënuar dhe kanosur bashkëshorten

Policia gjen në banesën e tij, 2 armë zjarri dhe municion luftarak.

Gjithashtu po në Theth, Policia sekuestron dhe një tjetër armë zjarri kallashnikov, ku poseduesi u shpall në këkrim.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër pas një telefonate të marrë në sallën operative për një konflikt familjar, ku bashkëshorti kërcënonte bashkëshorten për ta vrarë,  falë reagimit të shpejtë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Kolë Pisha, banues në Theth, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte konfliktuar me bashkëshorten  duke e kanosur atë për ta vrarë.

Policia gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri (pushkë), dhe municion luftarak.

Gjithashtu  po  në Theth,  pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas po qarkullonte me armë zjarri , Policia është vënë menjëherë në ndjekje të tij.

Shtetasi D. Z. 22 vjeç, banues  ne fshatin Theth, porsa ka parë që ndiqej nga Policia  ka hedhur armën kallashnikov  dhe  duke shfrytëzuar terrenin e thyer  dhe errësiren ka mundur të  largohet , i cili është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

 Arma e zjarrit është sekeustruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME