Lajme

Gjenden 2 turistët gjermanë që ranë në Theth, njëri ka humbur jetën, helikopteri po tenton të marrë vajzën e mbijetuar

Janë gjetur dy turistët gjermanë që ranë në një greminë në Theth mesditën e sotme. Bëhet me dije se njëri prej tyre (mashkull) ka humbur jetën.

Ndërkohë, turistja tjetër është në gjendje të traumatizuar, teksa helikopteri po bën përpjekje për t’i dhënë ndihmën të mbijetuarës dhe për të marrë trupin e pajetë.

Në foton më poshtë tregohet rruga që kanë ndjekur turistët (e kuqe), ndërkohë që duhet të kishin ndjekur rrugën e shënuar me të verdhë.

Njoftimi i policisë: Rreth orës 12:40, jemi njoftuar nga DVP Shkodër, se në kufirin mes Thethit dhe Valbonës, dyshohet se dy turistë gjerman, duke eksploruar zonën, janë dëmtuar rëndë. Për t’u ardhur në ndihmë turistëve, janë nisur shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë dhe shërbimet e DVP Shkodër, si dhe është njoftuar spitali i Tropojës, për të nisur ekipin mjekësor.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close