Lajme

Gjenden të vdekur burrë e grua në Lushnje, dyshohet të jenë asfiksuar nga gazi

Dy të moshuar në fshatin Rrapëz të Lushnjes janë gjetur të vdekur në banesën e tyre.

Sipas policisë, viktimat janë çifti i bashkëshortëve Lame Kalliri 90 vjeç dhe Qelibare Kalliri 81 vjeçe, të cilët dyshohet se kanë ndërruar jetë për shkak të asfiksisë nga gazi.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:40, në fshatin Rrapëz, Lushnjë, janë gjetur në banesën e tyre, pa shenja jete, shtetasit L. K., 90 vjeç dhe Q. K., 81 vjeçe, të cilët dyshohet se kanë ndërruar jetë për shkak të asfiksisë nga gazi.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close