Categories Lajme

Gjendet avioni i rrëzuar me 189 persona në bord

Zhytësit kanë parë me sy trupin e avionit indonezian, i cili të dielën u rrëzua në det me 189 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit. Drejtori i Agjencisë Kombëtare për Kërkim dhe Shpëtim, Muhammad Syaugi, konfirmoi se zhytësit kanë zbuluar vendndodhjen e avionit të kompanisë Lion Air, të tipit Boeing 737 MAX 8.

Ai rikujtoi se deri më tani, ekipet kanë arritur të nxjerrin në sipërfaqe dy turbina dhe një rrotë. Për sa i përket kutisë së dytë të zezë, ai tha se po pranojnë një sinjal, megjithatë të dobët. Siç tha Syaugi, rrymat e forta detare në fund të detit po vështirësojnë në masë të madhe punën e zhytësve.

Kujtojmë se Boeing 737 MAX 8 u rrëzua të hënën në mëngjes, vetëm 13 minuta pas nisjes nga Xhakarta në Pangkal Pinang të ishullit Sumatra, duke shkuar për në Xhakarta.

Nga 73 qese të kufomave të viktimave dhe sendeve të tyre që janë transportuar në spital, deri më tani janë identifikuar vetëm 4 persona.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME