
Një grua është gjetur e mbytur në bregdetin e Durrësit mbrëmjen e kaluar.
Burime zyrtare nga policia bën me dije se mbrëmjen e djeshme, në breg të detit, në zonën e Kavalishencës, është gjetur e pajetë, dyshohet e mbytur në ujë, një shtetase e paidentifikuar në momentin e gjetjes.
Nga verifikimet e kryera pas gjetjes së trupit të pajetë, ka rezultuar se shtetasja e dyshuar e mbytur në ujë, ishte F. T., 69 vjeçe, banuese në Tiranë.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.