Lajme

Gjendet e pajetë në kanal një grua në Kuçovë, detajet rrëqethëse

Një grua është gjetur në një kanal pa shenja jete në Kuçovë. Gruaja është gjetur afër një plantacioni me sera në lagjen “Havaleas” në fshatin Kozare. Familjarët e kërkonin prej disa orësh. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Havaleas” të fshatit Kozare në qytetin e Kuçovës. Mësohet se familjarët kishin disa orë që e kërkonin dhe kishin kërkuar më pas ndihmën e policisë.

Pas rreth 1 orë kërkimesh, gruaja 63-vjeçe është gjetur në një kanal rreth 1 km larg banesës saj. Mësohet se gruaja ishte pa shenja jete, e zhveshur nga mesi e poshtë dhe e mbular me gjethe e rrozga domatesh. Viktima, identiteti i të cilës është Fatime Suli është transportuar drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku pritet edhe kryerja e autopsisë mjeko-ligjore, që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes së saj.

Burime nga vendngjarja konfirmojnë se gruaja njihej si një person me probleme të shendetit mendor dhe zihej e konflitohej me të gjithë banorët e zonës. Ende nuk dihet nëse gruaja është vrarë apo vetëvrarë, e kjo pritet të dalë pas autopsisë mbi trupin e saj

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close