
Një grua është gjetur pa shenja jete në breg të detit pranë Petroliferës në Vlorë. Dyshohet se është mbytur, policia po shkon drejt vendit ku është gjetur trupi i pajetë. Personi i gjinisë femër, është pikasur nga peshkatar të zonës, pranë shkëmbinjve.
Vlorë/Informacion paraprak Më datë 13.10.2021, në orën 09:00, në afërsi të molit të Petroliferës, Vlorë, është gjetur i pajetë, një shtetas ende i paidentifikuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.