Categories Lajme

Gjendet i braktisur i mituri në Burrel, policia: Na ndihmoni ta identifikojmë!

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër njofton se ka gjetur sot një fëmijë të moshës 5-6 vjeç në dalje të Burrelit, ndërsa kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të miturit, i cili është braktisur dhe nuk jep të dhëna për emrin e tij dhe as për familjen.

Policia e Dibrës në një njoftim për mediat kërkon ndihmën e qytetarëve për të bërë identifikimin e fëmijës dhe gjetjen e familjes së tij.

Njoftimi i Policisë Dibër: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me disa qytetarë, në dalje të qytetit të Burrelit kanë gjetur në rrugë një fëmijë i moshës 5-6 vjeç, i cili nuk jep të dhëna as për emrin dhe as për familjen e tij.

I mituri është akomoduar në Komisariatin e Policisë Mat, është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe ftojmë qytetarët të na ndihmojmë në identifikimin e tij apo të familjarëve të tij. Për dhënie informacioni ju lutemi të kontaktoni në numrin 0694110215.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME