
Një 52-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në fshatin Shelqet të Vaut të Dejës.
Policia thotë se paraprakisht dyshohet se 52-vjeçari i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur, megjithatë hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Informacion paraprak nga Policia:
Më datë 21.03.2023, rreth orës 12:05, në fshatin Shelqet, Vau i Dejës, në banesë, është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëvarur shtetasi V. B., 52 vjeç.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.