
Është gjetur i pajetë 68-vjeçari Dh.B., Bërxulla, i cili u deklarua i humbur ditën e djeshme nga familjarët në bashkinë Finiq, Sarandë.
Trupi i tij u gjet në një greminë, afër manastirit të Shën Spiridhonit.
68-vjeçari u shpall i humbur mbrëmjen e së dielës nga familjaret të cilët nuk kishin asnjë lajm prej tij, ndërsa sot u gjet i vdekur.
Njoftimi: Sarandë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 11:30, në fshatin Dhivër, është gjetur i pajetë shtetasi Dh. B., 68 vjeç, banues në fshatin Dhivër, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, nga një shkëmb, ndërkohë që ishte duke kullotur bagëtitë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.