Një 40 vjeçar me inicialet H.N është gjetur i vdekur në rrugën “Bab Rexha”. Trupi i pajetë i viktimës është konstatuar brenda një kabine elektrike nga punonjësit e OSHEE-së. Nga informacioni zyrtar bëhet me dije se 40 vjeçari kishte hyrë brenda kabinës elektrike për të pushuar por kishte humbur jetën pas një kontakti me rrymën elektrike.
Njoftimi zyrtar: Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 17:00, në rrugën “Bab Rexha” është konstatuar nga punonjësit e OSHEE-së, brenda kabinës elektrike, pa shenja jete shtetasi H. N, rreth 40 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas kishte hyrë brenda kabinës elektrike për të pushuar, dhe dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.