Lajme

Gjendet i pajetë një 67-vjeçar në Fier (Detaje)

Një 67-vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e sotme në Fier. Sipas policisë, viktima nuk ka shenja dhune, ndërsa dyshohet se mund të jetë rrëzuar aksidentalisht. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë, Sot rreth orës 17:00, në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi H. H., 67 vjeç, banues në Fier.

Nga verifikimet paraprake, dyshohet se mund të jetë rrëzuar aksidentalisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close