Lajme

Gjendet i pajetë një person në mes të Elbasanit

Një person është gjetur i pajetë në qendër të Elbasanit mesditën e kësaj të shtune, pranë banjove publike të qytetit. Burime bëjnë me dije se trupi i pajetë është konstatuar nga kalimtarët, të cilët më pas kanë njoftuar dhe policinë dhe ambulancën.

Derimë tani raportohet se kemi të bëjmë me një vdekje natyrale, ndërkohë që vi ktima është rreth 75 vjeç. Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërkohë që trupi i v iktimës po dërgohet drejt morgut, ku do të bëhet më pas edhe identifikimi i tij.

Njoftimi i policise: Më datë 25.09.2021, rreth orës 12:30, në banjot publike në sheshin “Gensher”, Elbasan, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi Q.S., 74 vjeç, banues në Elbasan. Nga hetime paraprake dyshohet se shtetasi ka ndëruar jetë nga shkaqet natyrale. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: