Lajme

Gjendet në pus një 35-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Gjonas në Lushnjë. Policia vendore ka njoftuar se një 35-vjeçar me inicialet D.S është gjetur nga familjarët i mbytur në pusin para banesës

Nga këqyrjet në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera, ndaj tij, që sipas deklarimeve të familjarëve vuante nga probleme mendore.

“Më datë 24. 11. 2018, në fshatin Gjonas, është gjetur nga familjarët i mbytur në pusin para banesës, shtetasi D. S., vjeç 35. Nga këqyrjet në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera. Sipas deklarimeve të familjarëve vuante nga probleme mendore. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për vlerësim”, thuhet në njoftimin e policisë së Lushnjës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: