Lajme

Gjendet një foshnje e braktisur në plazhin e Golemit

Një foshnje 2 muajshe është gjetur e braktisur nga policia në plazhin e Kavajës. Uniformat blu kanë bërë shpalljen në kërkim të nënës 22-vjeçare që ka lënë foshnjën e saj dhe është larguar.

Foshnja është dërguar në spital ku aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases D. S., 22 vjeçe, banuese në Durrës, pasi ditën e djeshme, në plazhin e Golemit, ka braktisur foshnjen e saj.

Foshnja është dërguar në spitalin e Durrësit, në gjendje të mirë shëndetësore. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close